Gëlqerosja e pemëve është një traditë që është ruajtur me arsye gjer në ditët e sotme. Përveç anës estetike, gëlqerosja ka një rol të rëndësishëm mbrojtës tek pemët. Gëlqerja e shuar është një baktermbytës edhe kërpudhëvrasës i mrekullueshëm. Ngjashëm sikur me rrobat tona është edhe me pemët. Ngjyra e bardhë reflekton dritën e diellit duke zvogëluar kështu nxehjen e lëvores së pemës, cka nuk është rasti edhe me pemët e pagëlqerosura (ngjyra e mbyllët) të cilat e absorbojnë nxehtësinë. Gëlqerosja gjithashtu mund t’i vonojë lëngjet/vegjetacionin e hershëm – duke parandaluar kështu dëmet nga ngricat e mundshme në pranverë. Gjithashtu, reflektimi ka një rol edhe gjatë ditëve të nxehta të verës, kur pemët e reja, të cilat nuk e kanë lëvoren e trungut të trashë, mund të preken nga kanceri i hershëm. Gëlqerja mund të veprojë edhe në lloje të ndryshme të insekteve që dimërojnë ose kanë vezë në sipërfaqen e kores. Gjithashtu mbron pemët nga brejtësit dhe kafshët e ndryshme (lepuri, kaprolli, miu). Ka efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve të ndryshme të cilat gjatë dimrit krijohen nga vezët e parazitëve në lëkurë, apo nëse vet pema ka çarje, myshqe dhe likene si vende të përshtatshme ku mund të zhvillohen sporet.