Gëlltit një bateri dhe tashmë është në fund të jetës. Një vogëlushe 2- vjeçare angleze po lufton mes jetës dhe vdekjes pasi gëlltiti baterinë e çelësave të makinës së prindërve të saj. Kacie Barradell nga Birmingham, ka pësuar dëme të rënda në aparatin e saj tretës pasi bateria i dogji ezofagun dhe zorrët e saj. E mitura u transportua me urgjencë në spital, ku ju nënshtrua një operacioni prej gjashtë orësh, në fund të së cilës ndodhet në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe lutjeve të prindërve, Kacie nuk do të ecë më. “Është si të jetosh ferrin për së gjalli. Na thanë që Kacie mund të mbetet invalide për gjithë jetën. Ne shpresojmë vetëm në një mrekulli”, thotë nëna e saj Cheryl. Më tej ajo bën një apel për të gjithë prindërit e tjerë që të kenë kujdes dhe të informohen mbi atë që mund të shkaktojnë bateritë. “Katie është me fat që mbijetoi”, shton më tej gruaja. Vogëlushja e gëlltiti baterinë në mes të muajit shkurt, por vetëm në ditët e para të prillit mjekët gjetën baterinë, pasi Kacie nisi të kishte të vjella të forta dhe temperaturë.
Gëlltit baterinë, vogëlushja lufton me jetën! (FOTO)
Leave a comment