Gjenevë, 29 qershor – Pandemia e Kovid-19 nuk është as afër përfundimit, deklaroi sot drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus në brifingun në Gjenevë.
“Të gjithë ne dëshirojmë të përfundojë. Të gjithë dëshirojmë të vazhdojmë me jetët tona”, deklaroi Tedros.
Sipas tij, realiteti i hidhur është që pandemia “as afër fundit nuk është”.
“Edhe pse shumë vende arritën progres në nivel global, pandemia gjegjësisht është duke u përshpejtuar”, tha Gebrejesus.
OBSH këtë javë planifikon të konvokojë takim për ta vlerësuar progresin në hulumtimin për luftë kundër sëmundjes.