Sekretari I përgjithshëm I Organizatës botërore të shëndetësisë, Tedros Adanom Gebreisus sot deklaroi se edhe përkundër asaj që po ulet numri I rasteve të reja dhe I të vdekurve nga Kovid-19, është shumë herët të flitet për fund të pandemisë.
“Për të dytën javë me radhë shohim rënie të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve. Por, në të njejtën kohë, edhe më tej është shqetësuese situata në një numër të madh të shteteve. Kovid-19 është larg fundit”, theksoi Gebreisus.
Prej fillimit të pandemisë në botë me Kovid-19 janë infektuar 164.028.494 njerëz prej të cilëve 3.398.067 vdiqën, ndërsa u shëruan142.640.911 persona.