Është një nga emrat e kërkuar të skenës që performon vetëm live, por Gazmend Kelmendi ka disa karakteristika që ndoshta lexuesit nuk e kanë ditur dhe ne e sjellim atë në një version tjetër të intervistës për të njohur më shumë këngëtarin…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Çfarë është lumturia absolute për ju?
Familja.
KOHA: Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Buzëqeshja e fëmijëve të mi.
KOHA: Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Të premten 17/4.
KOHA: Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Sinqeriteti.
KOHA: Defekti juaj kryesor?
Besimi i tepërt tek tjerët.
KOHA: Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Gabimeve ku personi në pyetje nuk ka mundësinë të ndikoj në ndonjë mënyrë.
KOHA: Hera e fundit që u përlotët?
Më datën 16/1-20 kur më lindi djali i dytë Mateo.
KOHA: Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë?
Skënderbeun.
KOHA: Udhëtimi juaj i preferuar?
Xhiro rreth botës me familje.
KOHA: Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Ismail Kadare.
KOHA: Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një femër?
Morali dhe ndërgjegje të pastër.
KOHA: Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
”Krejt kanë me tu kthy”.
KOHA: Ngjyra juaj e preferuar?
Kaltër dhe gjelbër.
KOHA: Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?
Që nga ai moment kur njerëzit më dëshirojnë të jem pjesë e gëzimit tyre familjarë.
KOHA: Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Gënjeshtrën.
KOHA: Frika juaj më e madhe?
Errësira.
KOHA: Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Për të mos lënduar tjetrin.
KOHA: Keni dhënë ndonjëherë ryshfet?
Jo.
KOHA: Cila është motoja juaj?
Nëse nuk dukesh, nuk ekziston.
KOHA: Si do të dëshironit të vdisnit?
Duke buzëqeshur.
KOHA: Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?
Isha lutur Zotit që të zhdukë varfërinë.