Gazifikohet spitali “Nënë Tereza” në Çair, projekt me vlerë 17 milionë denarë

27

Shkup, 19 shtator – Ka përfunduar gazifikimi i Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair, që ishte shënuar si një ndër ndotësit më të mëdhenj në Shkup, sepse deri më tani është ngrohur me mazut. Për gazifikimin e spitalit janë investuar 17 milionë denarë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cilisot së bashku me zëvendëskryetarin e parë të Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive Artan Grubi dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ishte për vizitë në spital dhe theksoi se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm kapital me të cilin do të zgjidhet problemi me ndotjen në këtë pjesë.

“Deri më tani është ngrohur me mazut dhe ishte njëri ndër ndotësit më të mëdhenj në Shkup, ankoheshin të gjithë. Këto oxhaqe të zeza më nuk do të funksionojnë. Janë vendosur panele në çati të cilat përdoren të ngrohet uji dhe bojlerët dhe rezervuar i veçantë për gaz i cili pranon gaz primar me të cilin do të ngrohet spitali në periudhën e dimrit, por njëkohësisht do të përdoret për ujë të ngrohët”, elabori Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë tha se vlera e përgjithshme e investuar është 17 milionë denarë me TVSH.

“Mendoj se është një projekt shumë i rëndësishëm, veçanërisht që në njësinë projektuese te ne në Ministrinë e Shëndetësisë shqyrtohen edhe projekte të tjera me të cilat do të vazhdojmë. Me mbështetjen e Bankës Botërore bisedojmë për efikasitet energjetik dhe për institucione t tjera shëndetësore. Kemi investim në kuadër, investim në pajisje.  Investim gjithëpërfshirës në çdo segment të spitaleve, veçanërisht në këtë ku spitali më nuk do të jetë ndotës, do të ngrohet me gaz”, theksoi Filipçe.

Ai informoi se rezervuari është bërë ashtu që në atë moment kur do të arrijë edhe gazifikimi qendror do të mund të kyçet në tubacionet e furnizimit.

Comments are closed.