Një moment proteste me gaz lotsjellës i opozitës në Parlamentin e Kosovës, i kapur nga kamera e Armend Nimanit të AFP-së, është zgjedhur në mesin e 100 fotografive të vitit 2016 nga The Times. Fotoja është bërë më 19 shkurt 2016. “Policia e Kosovës me gaz maska inspektojnë parlamentin, pas gjuajtjes së gazit lotsjellës nga ana e opozitës, që e ndërpreu seancën e parë parlamentare të vitit në Prishtinë, më 19 shkurt 2016. Të inatosur me marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës me Serbinë dhe kërkesa për zgjedhje të parakohshme, opozita e bashkuar me efikasitet ka bllokuar procedurat parlamentare që nga tetori me protestat e tyre me gaz lotsjellës”, përshkruan Times ngjarjen në këtë foto të Armend Nimanit.