NP “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” dhe “Lista Zyrtare e Republikës së Malit të Zi” do ta përforcojnë bashkëpunimin në sferat nga interesi i ndërsjellë.
Siç informojnë nga NP “Gazeta zyrtare”, këtë në takimin e sotëm e kanë dakorduar njerëzit e parë të të dy institucioneve u.d drejtor i NP “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë”, Luka Kërzhalovski” dhe drejtori i “Listës zyrtare të Republikës së Malit të Zi”, Momçilo Vujosheviq.
Në takim është biseduar për më shumë çështje mes të cilave edhe për këmbimin e përvojave lidhur me kompetencat e përbashkëta të punës me theks në publikimin e gazetës zyrtare, organizimin e dispozitave në bazën elektronike të të dhënave, ndërsa janë shqyrtuar edhe mundësi të tjera si mënyra shtesë për financimin e institucioneve dhe rritjen e numrit të parapaguesve.