Një gazetar australian është goditur qafë nga një plumb qorr derisa po i mbulonte luftimet ndërmjet ISIS-it dhe forcave filipinase në Filipine. Adam Harvey, i cili punon për ABC, e ka postuar në Twitter një fotografi të rëntgenit ku shihet plumbi i ngulur në qafën e tij. Drejtori i ABC-së ka thënë se Adam është jashtë rrezikut për jetë. Luftimet kanë filluar pasi militantët që kanë shpallur aleancë Shtetit Islamik (ISIS) morën nën kontroll disa pjesë të Marawit në ishullin Mindanao në muajin maj. Raportohet se qindra banorë edhe janë të bllokuar në këtë zonë.