Ajo e sheh këtë si një veprim të qartë për të ndaluar gazetarët të kryejnë detyrën e tyre të shenjtë për të informuar botën dhe për të raportuar ngjarjet në terren.
Al Jazeera premton se do të ndjekë çdo rrugë në dispozicion për vendosur qeverinë izraelite para përgjegjësisë ligjore.
Banorët e ndërtesës al-Jalaa, në të cilën ndodhet zyra e Al Jazeera së bashku me mediat kryesore ndërkombëtare, të tilla si The Associated Press dhe Middle East Eye, u informuan nga ushtria izraelite përmes një telefonate se kishin më pak se një orë kohë për të lënë të lirë ndërtesën.
Sulmi ndaj ndërtesës që pret institucionet ndërkombëtare të medias synon të heshtë të vërtetën duke vrarë dërguesin e mesazhit.
“Gazetaria nuk është krim”, shkruan Al Jazeera në artikullin e saj për këtë çështje.
Sulmi
Goditja erdhi një orë pasi ushtria urdhëroi njerëzit të evakuonin ndërtesën. Raketa rrëzoi të gjithë ndërtesën 12-katëshe, duke u shembur në një re gjigande pluhuri. Nuk kishte asnjë shpjegim të menjëhershëm për sulmin.
Më herët një tjetër sulm ajror izraelit goditi një kamp refugjatësh të populluar në Gaza. Nga goditjet mbetën të vrarë të paktën 10 palestinezë nga një familje, kryesisht fëmijë, në sulmin e vetëm më vdekjeprurës të konfliktit aktual.
Shpërthimi i fundit i dhunës filloi në Jerusalem dhe është përhapur në të gjithë rajonin, me përleshje mes hebrenjve dhe arabëve në qytete të përziera të Izraelit. Ka pasur gjithashtu protesta të përhapura palestineze të premten në Bregun Perëndimor të okupuar, ku forcat izraelite qëlluan dhe vranë 11 njerëz.
Dhuna në rritje ka ngritur frikën e një “intifada” të re palestineze, ose kryengritjeje në një kohë kur nuk ka pasur bisedime paqësore në vite. Palestinezët të shtunën po shënonin Ditën e Nakba (Katastrofës), kur përkujtojnë rreth 700 mijë njerëz të cilët u dëbuan ose u larguan nga shtëpitë e tyre.
Diplomati amerikan Hady Amr mbërriti të premten si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të mospërshkallëzuar konfliktin dhe Këshilli i Sigurimit i KB-ve është vendosur të mblidhet të dielën.
Që nga e hëna natën, Hamasi ka qëlluar qindra raketa në Izrael, i cili ka goditur Rripin e Gazës me sulme. Në Gaza, të paktën 139 njerëz janë vrarë, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra. Në Izrael, tetë njerëz janë vrarë, përfshirë vdekjen e një njeriu që mbeti i nga një raketë që goditi në Ramat Gan, në periferi të Tel Aviv.