Gazetari shqiptar dhe kolumnist i gazetës KOHA i dhuron fjalorin e gjuhës shqipe presidentit serb, Vuçiç

Beograd, 9 tetor – Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pranuar sot dhuratë, fjalorin e gjuhës shqipe. Ka qenë gazetari i njohur në Beograd dhe kolumnist i gazetës KOHA, Idro Seferi, ai i cili i ka dhuruar liderit serb fjalorin e gjuhës shqipe.

“Ekselencës së tij, Presidentit Aleksandër Vuçiç ia dhuroj fjalorin tim personal për t`u kuptuar më mirë në të ardhmen sesa në të kaluarën”, shkruan ai në dedikimin për fjalorin që ia dha gjatë një interviste që realizoi me kreun e shtetit serb.