Një nga të mbijetuarit e tragjedisë të Chapecoenses, gazetari brazilian Rafael Henzel, i cili kishte lëndime në gjoks dhe një këmbë të thyer është kthyer në Brazil. Pas mbërritjes në aeroportin Chapecos, Henzel ka takuar djali i tij 11-vjeçar, Octavio dhe ky takim ka emocionuar të gjithë. Gazetari menjëherë e përqafoi të birin dhe nuk mbajti lotët. Paralelisht me atë në Brazil mbërriti edhe portieri i mbijetuar Jackson Follmann, i cili do të vazhdojë procesin e rimëkëmbjes në vendin e tij.