Gazetari dhe publicisti Qani Mehmedi merr çmimin ndërkombëtar “Ballkani-zemra e Evropës” që ndahet në Prespë bashkë me aktoren Krisa Joanidu-Greqi dhe ish-ministrin e Maqedonisë, Vllado Stefanovski. Në jubileun e festivalit të 15-të ndërkombëtar teatror ndahen edhe tre lloj shpërblimesh. Çmimin “aktori i Evropës 2017” e merr legjenda e teatrit Francez dhe Evropian Marsel Bozo.Kete cmim deri tani e kane marre emra të njohur të Teatrit Evropian si Kostas Gakides,Irina Evdokomova,Lupa Tadiç, Birus Mejes,Rade Sherbexhija etj. Me rastin e këtij jubileu ndahen tri çmime “Ballkani-zemra e Evropës” për personalitete që kanë dhënë kontribut themelor në themelimin dhe zhvillimin e festivalit. Nga Maqedonia këtë çmim të lartë e merr ish ministri i kulturës së Maqedonisë-Blagoje Stafnovski,nga Kosova gazetari dhe publicisti i njohur Qani Mehmedi kurse nga Greqia e merr aktorja Krisa Joanidu. Çmimi “Çelësi i Prespës”2017 i jepet francezit Fransua Fitilis Labrus,regjisore franceze me prejardhje greke dhe akademikut Risto Vasilievski poet me renome ndërkombëtare. Festivali organizohet nga Universiteti për Arte audiovizuele”EFTA” dhe pritet që çmimet të ndahen sonte në prani të shumë ambasadorëve ndërkombëtar