Gazetari Bajram Shala e përfaqësoi Kosovën në votimet e çmimit të ‘Ballon d’Or’ nga France Football, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Shala i ka dhënë maksimumin e pikëve, 6, Leo Messit në pozitën e parë. Ndërsa mbrojtësit Virgil van Dijk nuk i dha asnjë pikë.
Në top 5-shen e gazetarit kosovar ishn Mohamed Salah në pozitën e dytë (4 pikë), Cristiano Ronaldo në vendin e tretë (3 pikë), Bernardo Silva në pozitën e katërt (2 pikë) dhe në pozitën e 5-të, me një pikë Roberto Firmino. Kurse, tifozët zyrtarë të Liverpoolit në Kosovë kanë shprehur revoltën e tyre ndaj votave të gazetarit Bajram Shala për “Ballon d’or”.
Në profilin e tyre në Twitter, tifozët e “të kuqve”, shkruajnë:
“I madhi Virgil, ne të gjithë tifozët e Liverpoolit nga Kosova të kërkojmë falje për votimin qesharak, nga i cili nuk njohim se kush është por ne do t’ia paguajmë atij një abonim televiziv në Ipko apo Kujtesa, që ai të mësoj për ty në të ardhmen. Bajram Shala na shkruaj në mesazh privat për detajet”.