Prefekti i provincës turke Hatay, Erdal Ata, konfirmoi sot se një individ i cili u soll në Turqi nga Siria është Jumpei Yasuda, një gazetar japonez që u zhduk në Siri në vitin 2015, raporton Anadolu Agency (AA).
Ata tha se Yasuda ishte shoqëruar nga ekipe të sigurisë dhe inteligjencës dhe se nuk mbante letërnjoftim.
Sipas gazetës Japanese Times, kryeministri japonez Shinzo Abe përshëndeti lajmin për lirimin e raportuesit të pavarur nga rrëmbyesit në Siri.
Shinzo Abe falënderon presidentin Erdoğan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Japonisë.
Sipas informacioneve nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se kryeministri japonez Abe në bisedë ka shprehur falënderimet për shpëtimin dhe hyrjen në Turqi në gjendje të mirë të gazetarit Jumpei Yasuda i cili mbahej peng nga terroristët në Siri që prej qershorit 2015.
Dy liderët duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e institucioneve dhe njësive përkatëse në këtë çështje, kanë konfirmuar vendosmërinë për të çuar përpara në çdo fushë marrëdhëniet Turqi-Japoni.