Gazetari i njohur britanik dhe njëherit tifoz i flaktë i Arsenalit, Piers Morgan, ka pasur kritika të ashpra drejtuar Mesut Ozilit, për sjelljen e tij pasi u zëvendësua ndaj Manchester Cityt. Arsenali pësoi humbje 0:3 nga Manchester City në ‘Emirates’, në kryendeshjen e javës së 17-të të Premierligës. Morgan Ozilin, që u zëvendësua në minutën e 58-të, e ka quajtur “patetik” dhe “kërmill”.
Ish-reprezentuesi gjerman, e shqelmoi dorezën e tij teksa ngjashëm si mesfushori shqiptar Granit Xhaka, u fishkëllye nga tifozët. Morgan, që ishte në stadium në këtë ndeshje, ishte i mllefosur me sjelljen e 31-vjeçarit.
“Ozili largohet pas 58 minutave dhe reagon duke ecur si një kërmill, dhe duke i gjuajtur dorezat e tij si një fëmijë i lazdruar. Patetik”, shkroi Morgan në Twitter.