Humbja ndaj Manchester City nuka sjell zhgënjimin e radhës te tifozët e Arsenalit dhe sidomos ata që njihen si kritikë të Arsene Wenger. Gazetari i njohur anglez, Piers Morgan është hedhur në sulm me kritika të ashpra edhe ndaj paraqitjes së Granit Xhakës ndaj Manchester Cityt.
“Xhaka është krejtësisht i pavlerë”, ka shkruar Morgan në rrjete sociale, transmeton GazetaMetro.net
Në një status tjetër gjatë lojës, ai ka thënë se mesfusha e tanishme me atë që kishte dikur, tregon sa poshtë ka rënë trajneri Arsene Wenger.
“Mesfusha tone po e shkelin krejtësisht. Pnga Vieira/Petit de Ramsey/Xhaka- kjo përmbledh rënien menaxheriale të Wenger”, ka vlersuar Morgan.
Miers Morgan njihet si krik i ashpër i Wenger në dekadën e fundit, ndërsa asnjëherë nuk harron të kritikojë as drejtuesit e klubit.