Gazetari austriak Maks Cirngast sot është liruar nga burgu në Turqi, por nuk guxon ta lëshojë vendin.
Zëdhënësi i Ministrisë austriake i Punëve të Jashtme Peter Gushelbauer deklaroi se 29-vjeçari Cirngast është liruar nga Sinçan 2, burg në afërsi të Ankarasë.
Ai ishte arrestuar në shtator pasi që Turqia e akuzoi së bashku me edhe dy persona për anëtarësim në organizatën e armatosur turistike. Ata ishin akuzuar për ndërlidhje me Partinë Komuniste Turke.
Nëse dënohet, do të mund marrë edhe deri në 10 vjet burg.
Kancelari austriak Sebastijan Kurc ka kërkuar që Cirngasti të lirohet.