Shkup, 7 maj – Vizitë historike e papa Françeskut në Shkup, është vlerësimi i përbashkët i gazetarëve që sot e ndjekin vizitën nga pres qendra në Shtëpinë e Armatës.
Për En Haris nga Organizata e lajmeve KRAKS në Romë,që për herë të parë është në vendin tonë dhe së bashku me papa Françeskun arriti në vend me aeroplanin e tij kjo sigurisht është vizitë historike jo vetëm nga perspektiva e Vatikanit, por ka edhe diskurs politik lidhur me rastin.
“Kjo është vizita e parë e papa Françeskut në vendin tonë. Në kohë zgjedhjesh dhe ndryshim të emrit, me çka u zgjodhën disa konflikte. Mbeten edhe disa çështje të cilat duhet të zgjidhen”, thotë gazetarja Haris.
Lidhur me atmosferën në qendër thekson se në çdo pres qendër, kudo që shkon në botë, për një vizitë të tillë të rëndësishme, ka çmenduri.
“Për ne shumë janë të rëndësishme personat për marrëdhënie me opinionin, na tregojnë ku është kafeja, ku ka internet dhe me atë ne jemi të kënaqur”, thotë Haris
Gazetarja Sofija Papadopulu nga agjencia greke ANA-MPA vlerëson se vizita e papës Françesku është në kohën kur Maqedonia e Veriut po hapëron nëpër rrugën e integrimit evropian.
Mesazhi i deritanishëm, thotë ajo, është i rëndësishëm pasi karakteri multietnik dhe multireligjioz i vendit mund të jetë model për vendet e tjera në rajon.
“Vjen pas Marrëveshjes së Prespës dhe pas zgjidhjes së problemit me Greqinë dhe Maqedonisë së Veriut dhe këtu ka mesazh”, vlerësoi gazetarja e Athinës.
Sipas saj, pritet interesim i madh ndërkombëtar i mediave kur është në pyetje vizita e papës.
“Është mirë që në një vend ku janë vetëm një për qind katolikë, ka mbulim të madh mediatik”, thotë Papadopollu.
Për Fani Karisi, nga portali grtimes nga Selaniku, kjo është vizitë historike jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për mbarë Ballkanin.
Kjo vizitë ka rëndësi rajonale, vlerësoi Ivana Sekularec nga Rojters Ballkan.
“Vizita e papës është shumë e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, pasi mund të thuhet se është njeriu i dytë për nga rëndësia, pas Trampit dhe në këtë kuptim është historike. Vjen në momentin kur Maqedonia vendosi marrëdhënie të mira me fqinjët, i përmirësoi marrëdhëniet me Greqinë dhe me Bullgarinë, me marrëdhënie të mira me fqinjët nga ish-Jugosllavia”, deklaroi ajo.
Këtë fotografi për Shkupin, theksoi, do ta shohë e mbarë bota dhe e mbarë bota do të dëgjojë për Shkupin.
“Papa në Shkup nuk flet vetëm për rolin e Maqedonisë së Veriut, por edhe për rolin e të gjitha gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor. Në këtë kuptim, kjo vizitë ka rëndësi rajonale”, deklaroi kolegia nga Rojters Ballkan.
Në pres qendrën, për gazetarët, theksoi, më i rëndësishmi është interneti, që këtu funksionon për mrekulli dhe kolegët nga TV kanë sinjal të mirë. Ka kafe dhe ujë. Jemi shumë të kënaqur”, deklaroi Ivana Sekularac. (koha.mk)