Gazetar, politikan e analistë në listën e pagesës së Kotzias, ja lista….
Prej disa ditësh lajmi se Greqia ka shpenzuar miliona euro përmes fondeve sekrete për të paguar mediat e gazetarët shqiptarë me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre po bën shumë bujë dhe ka tensionuar edhe njëherë situatën në vend.
Ishin mediat greke ato që fillimisht publikuan emrat e mediave që kishin përfituar nga kjo aferë. Ndërkohë po mediat fqinje kanë nxjerrë të tjera detaje nga ky skandal. Një milion euro mësohet të jetë dëmi që ministria e Jashtme greke ka shkaktuar pas kontrollit të kryer. Këto çeqe janë firmosur nga Niko Kotzias tashmë i dorëhequr .
Ndërkohë është publikuar edhe lista me gazetarët shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë të njohur të cilët shërbenin për interesat e dirigjuar nga ish ministrit Kotzias.
Lista:
Qamil Lirza, pedagog në universitet ka përfituar gjithsej 63.000 Euro.
Olta Gixhari, aktore 12.000 Euro
Shpëtim Idrizi, kryetar i partisë Kryesore Çame në Shqipëri 340.000 Euro
Dashamir Tahiri, ish deputet i partisë së çamëve ka përfituar 25.000 Euro.
Eni Vasili, gazetare Tv, ka përfituar 20.000 Euro.
Mustafa Nano, gazetar Tv ka përfituar 30.000 Euro.
Artur Zheji, Kosta Braka, Henri Çili, Artan Hoxha , Alfred Çako, Mentor Nazarko, Ardit Gjebrea, Ervin Salianji, Mentor Nazarko, Noizy, Rudina Magjistari, Erion Veliaj, Anila Basha, Sonila Meço, dhe shumë të tjerë përbëjnë pjesën tjetër të parave prej 1 milion Euro të shpërndara dhe shpërdoruar me urdhër të ish ministrit Kotzias.
Gazetarët e këtij lajmi E.Tofinou dhe H.Jakopoulos të gazetës “Eleftheri Ora” kanë hulumtuar se përse e ka bërë Kotzias një gjë të tillë dhe për këtë arsye kanë intervistuar politologun Grek Nikiforos Diamanduros dhe ai është shprehur se:
“Nuk është hera e parë që një shtet paguan para të shpërndara në këtë mënyrë, e kanë bërë paraardhësit e Kotzias, e kane bëre shtete të tjera do e bëjnë përsëri, është një lojë e shërbimeve të huaja që e bëjnë vazhdimisht në shtete rivale ose mike por Kotziaz ” u kap ” prandaj përbën lajm.”