“Gazeta Zyrtare” konfirmon: Është shpallur ligji i gjuhëve dhe ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

Shkup, 14 janar – Ligji për gjuhët dhe ligji për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës janë shpallur në Gazetën Zyrtare vetëm me nënshkrimin e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi, kanë konfirmuar nga Gazeta Zyrtare për Tv24. Nga atje kanë thënë se më shumë detaje do të publikohen gjatë ditës së nesërme, raporton Koha.

Nga ana tjetër, ishte vet kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili bëri të ditur se ligji i gjuhëve është nënshkruar dhe është dërguar në Gazetën Zyrtare për tu shpallur.

Përndryshe, që të dy Ligjet Parlamenti i votoi për herë të dytë pasi që presidenti i shtetit Gjorgje Ivanov refuzoi që të nënshkruaj dekretet e tyre. Mirëpo edhe pas votimit të dytë, Ivanov përsëri nuk i nënshkroi, duke potencuar se janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe të dëmshëm për shtetin.

Ligji për Gjuhët është pjesë e marrëveshjes së koalicionimit për qeverisjes midis kryeministrit Zoran Zaev dhe partive shqiptare dhe më të Gjuha shqipe bëhet zyrtare në gjithë teritorrin e Maqedonisë.

Dygjuhësia do të aplokohet edhe në të gjitha institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, agjenci, komisioni dhe institucione tjera, të cilat ushtrojnë detyrime dhe autorizime publike. (Koha.mk)