Shkup, 1 shkurt, – Ndërmarrja Publike “Gazeta Zyrtare” dhe Sekretariati për Çështje Evropiane sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim me të cilin mundësohet këmbim i ndërsjellë i ligjeve dhe akteve nënligjore në shtet dhe në legjislacionin primar dhe sekondar të Bashkimit Evropian. Memorandumin e nënshkruan drejtori i Gazetës Zyrtare, Luka Kërzhalovski dhe sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Ana Bllazheska. “Ky është lloji i parë i bashkëpunimit të këtillë përmes të cilit ofrojmë informim përkatës deri te komuna dhe opinioni profesionist me tekste të përkthyera të akteve ligjore dhe nënligjore në Republikën e Maqedonisë në gjuhën angleze. Kjo për institucionin tonë është hap i rëndësishëm me të cilin e rrumbullakojmë pjesën e cila na mungonte në ofertën e shërbimeve tona, e ato janë përkthimet e ligjeve në gjuhën angleze”, theksoi drejtori Kërzhaloski. Sipas sekretarit shtetëror të SÇE-së, me nënshkrimin e këtij dokumenti të dy institucionet kanë mundësi më mirë t’u përgjigjen pritjeve të qytetarëve, gjegjësisht në sigurimin e materialeve relevenate dhe informacioneve. “Në këtë mënyrë qytetarët do të mund të kenë qasje deri te të gjitha aktet të cilat i përkthejmë në gjuhën maqedonase. Përveç kësaj i përkthejmë edhe një pjesë të ligjeve të cilat paraqesin transportim të legjislacionit evropian në gjuhën angleze. Në këtë kontekst, këto ligje do të mund t’i gjejnë qytetarët në bazën elektronike të Gazetës Zyrtare”, theksoi Bllazhevska. Qasja deri te tekstet me përkthim në gjuhën angleze dhe deri te legjislacioni i BE-së, të publikuara në bazën elektronike të dispozitave në “Gazetën Zyrtare” mund të pritet nga java e ardhshme.