Vizita e Putinit në Beograd ka rëndësi politike dhe duhet të përgjigjet në pyetjen se a është e gatshme Serbia të bëhet aleati kyç i Moskës në regjion, transmeton Gazeta Metro.
Gazeta ruse “Komersant” shkruan se nëse jo, Serbia do të vazhdojë të afrohet me BE-në e NATO-n, duke balancuar ndërmjet Perëndimit e Rusisë, shkruan sot e përditshmja moskovite.
Gazeta shkruan se kryetari i Serbisë Aleksandaj Vucic në kohë të fundit aktivihst po e shtynë idenë mbi përkufizimin me Prishtinën, si kusht për normalizimin e marrëdhënieve, pa çka është i pamundshëm integrimi i Serbisë në BE.
“Moska është skeptike ndaj marrëveshjes së Serbisë e Kosovës, gjë që e do BE-ja, duke pasur frikë se do të bëhet protektorat i NATO-s. Në Moskë nuk nguten të përkrahin idenë mbi përkufuzimin e ri, duke konsideruar se me këtë Beogradi faktikisht do ta njohë Kosovën. Kështu edhe sot pas bisedimeve mbi problematikën e Kosovës, interpretimi i tyre mund të jetë krejt i ndryshë, siç ishte edhe pas takimit të tetorit në Moskë”, shkruan gazeta.
Mospajtimet ndërmjet Mokës e Beogradit ekzistojnë edhe rreth një çështjeje, sipas gazetës, parimore, qendrës humanitare ruse në Nish.
Pakënaqësinë e Moskës e shkakton fakti se Serbia, të cilën Moska e konsideron “aleat kryesor në Ballkan”, ka ndërmarrë një varg hapash vigteve të fundit drejt NATO-s, shkruan Komersant.