Shkup, 27 nëntor – Gazeta KOHA, në shenjë solidarizimi me të dëmtuarit nga tërmeti shkatërrimtar që ndodhi në Republikën e Shqipërisë, dhuron donacion simbolik prej 1 mijë euro për të prekurit nga kjo tragjedi.
Grupacioni KOHA, nën ombrellën e të cilit janë gazeta KOHA dhe platforma elektronike Koha.mk, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj kësaj tragjedie që ndodhi në Republikën e Shqipërisë, përkatësisht në Durrës dhe rrethinë.
Pikërisht për këtë, kolegjiumi redaktues i gazetës KOHA vendosi që t’i dhurojë 1 mijë euro donacion për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, ndërsa shuma është derdhur në llogarinë zyrtare të Shtabit të krizës i themeluar nga Qeveria shqiptare.