Gazeta ‘Blick.ch’ shkruan për policin nga Suhareka: Ai ndihmoi një zvicerane që ishte plaçkitur nga i dashuri vushtrrias

148

Gazeta prestigjioze zvicerane Blick.ch, ka shkruar një artikull për policin nga Suhareka, Blerim Kuqi, pasi ky kishte strehuar dhe ndihmuar një grua zvicerane e cila ishte plaçkitur nga disa persona që vinin nga Vushtrria.

Të martën rreth orës 11:30 ankuesi femër shtetase zviceran ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ia ka marrë një telefon Samsung S8, një IPHONE 8 dhe 3000 franga zvicerane dhe ishte larguar në drejtim të panjohur me një automjet BMW ngjyrë hiri me targa vendore. Shtetasja zvicerane ishte në lidhje me një qytetar nga Komuna e Vushtrrisë, i cili me një grup të organizuar ka plaçkitur zviceranen duke i marr të gjitha çka kishte.

Pastaj e njëjta ka mbetur në rrugë, mirëpo një shembull të mirë ka treguar polici Blerim Kuqi, i cili e ka strehuar në familjen e vet, duke mos e lënë në rrugë shtetasen zvicerane.

E lidhur me këtë rast, ka shkruar edhe gazeta zvicerane Blick.ch, ku tregon se e pavarësisht rastit fatkeq që i kishte ndodhur shtetases zvicerane, diçka e mirë kishte ndodhur, një polic i Kosovës nga Suharekë (Blerim Kuqi) kishte treguar vlerat më të mëdha të humanizmit dhe të mikpritjes duke i ofruar strehim dhe përkujdesje derisa ajo kishte marr fluturimin për në Zvicër.

Në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë më pastaj në orët e vona edhe i dyshuari tjetër i cili kishte tentuar të largohej nga Kosova. Gjësendet e shtetases zvicerane ishin gjetur dhe i janë kthyer, ndërsa ajo ishte pajisur me dokumentacion të ri në ambasadën zvicerane dhe më pas ka udhëtuar për Zvicër.

Artikullin e plotë të Blick.ch mund ta lexoni KËTU.

Comments are closed.