Diçka e pazakontë ka ndodhur në Kupën Afrikane të futbollit të ekipeve nën 20 vjeç. Ndeshja gjysmëfinale në mes të Zambisë dhe Afrikës është ndërprerë për disa minuta, pasi gazi lotsjellës i hedhur nga policia jashtë stadiumit përfshiu edhe fushën e lojës.
Në videon e mëposhtme, shihen lojtarët e të dyja ekipeve të përlotur përderisa kërkojnë ndihmën e mjekëve. Pas rifillimit, më mirë panë lojtarët e Zambisë që fituan 1-0, me një gol të shënuar në kohën shtesë.