Hakah Calhanoglu mund të jetë i sakrifikuari i parë tek Milan, teksa turku ka pasur vështirësi këtë sezon, edhe pse trajneri Gennaro Gattuso nuk lejoi që ai të shitej në merkaton e dimrit, kur në drejtim të tij pati oferta.
Që nga ajo kohë situata ka ardhur vetëm duke u rënduar për mesfushorin me tipare sulmuese, që këtë sezon ka shënuar vetëm një gol në 31 ndeshje të Serie A.
Nëse një ofertë e kënaqshme vjen në drejtim të tij dhe Milani gjen një pasues të duhur për të, atëherë ai do të lihet të largohet i qetë, sipas informacioneve të dala nga “Tuttomercato”.
Calhanoglu u ble nga Bayern Leverkusen për më shumë se 20 milionë euro më vitin 2017 dhe vlera e tij e shitjes sërish vlerësohet në 20 milionë euro. RB Leipzig ishte klubi që kërkoi ta marrë që në janar dhe klubi gjerman mbetet sërish një alternativë në merakton e verës. Gjithsesi për 25-vjeçarin ka interes edhe nga klube të tjera në Bundesliga, po ashtu nuk mungojnë ofertat nga Turqia dhe Kina.