Napoli ka fituar ndeshjen e parë pas dy muajve, por trajneri Gennaro Gattuso paralajmëron se skuadra akoma nuk është shëruar.
“E dimë se nuk jemi akoma mirë, kishim dy muaj pa fituar. Sot kemi bërë një hap të vogël përpara. E dija se nuk do të shëroheshim brenda natës, por kjo është një skuadër e fortë dhe po fillojmë të shohim ndryshime. Skuadrës nuk është se i mungon kualiteti, por ka nevojë për të gjetur balancën për të shijuar futbollin. Ajo ka luajtur 4-3-3 për shumë vite, kështu që ka nevojë të jetë më e ngushtë dhe lojtarët të koordinohen më mirë me njëri tjetrin. Duhet të jemi perfektë në mënyrë që Fabian Ruiz të luajë në rolin e ri”, shprehet Gattuso.
“Për momentin nuk jemi duke e mbështetur, ai nuk është roli natyral i tij natyral, por për momentin nuk kemi lojtar për atë pozicion. Nuk dua t’u flas lojtarëve, dua t’u prek shpirtin. Kjo është mënyra e vetme që unë punoj. E di se disa prej lojtarëve nuk u pëlqen që unë bërtas 24 orë të ditës, por kjo është e kuptueshme, ama kjo është mënyra ime”, përfundoi Gattuso.