Gennaro Gattuso pranoi se Milan nuk diti të vrasë ndeshjen kundër Empoli, e cila u mbyll në barazim 1-1. “Ne nuk jemi një skuadër e madhe dhe nuk jemi efikas aq sa duhet,” – tha trajneri i kuqezinjve, pas barazimit të dytë radhazi.
Milan barazoi 2-2 ndaj Atalanta, në javën e kaluar kur pësoi një gol në minutën e fundit, ndërsa këtë herë ishte në avantazh 1-0 ndaj Empoli, shpërdoroi disa raste për shënim dhe nuk mori më shumë se një pikë, gjashtë gjithsej pas pesë ndeshjeve të para.
“Ne krijuam shumë raste, jashtëzakonisht shumë dhe më pas një gabim që mund të ndodh, nuk u ndreq nga ekipi dhe e paguam shumë shtrenjtë. Nuk dimë të vrasim ndeshjen dhe kjo do të thotë se nuk kemi një ekip i madh. Uroj që në ndeshjen e ardhshme fati mos të na kthejë sërish shpinën dhe Higuain të riaftësohet. Mendoj se ai do të luajë ndaj Sassuolo,” – tha Gattuso.
Ndërsa ai që shkaktoi penalltinë, kapiteni Alessio Romagnoli shtoi: “Gabova në rastin e penalltisë dhe pa atë gabim ndeshje do të kishte shkuar ndryshe. I kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve sepse prej gabimit im nuk morëm tre pikë në një ndeshje që e meritonim plotësisht suksesin.”