Pas humbjes se Napolit 3-2 nga skuadra që po lufton për mbijetesë, Lecce, raportet e fundit thonë që Rino Gattuso nuk do të vazhdojë më kontratën me klubin
Gattuso ishte punësuar nga klubi pas shkarkimit të Carlo Ancelottit në mes të dhjetorit. Pavarësisht fitoreve kundër Lazios dhe Juventusit, Gattuso po vuan që të këtë kontinuitet me skuadër.
Pas humbjes se fundit, Calciomercato.it beson që ka mundësi që koha e Gattusos në këtë klub mos të arrijë as qershorin, pasi që presidenti Aurelio de Laurentiis po shikon alternativa tjera.
Ueb-faqja thekson që nën udhëheqjen e Gattusos, Napoli ka më pak pikë, ka shënuar ma pak gola dhe ka pranuar më shumë gola sesa kishte bërë nën kohën e Ancelottit në fillim të sezonit.
Sipas këtij raporti, De laurentiis mund të zëvendëson Gattuson me njërin nga këta trajner: Ivan Juric, Gian Piero Gasperini apo Luciano Spalletti për sezonin e ardhshëm.