Gennaro Gattuso ka vetëm fjalë pozitive për sulmuesin e talentuar, Patrick Cutrone, që sipas legjendës së Kuqezinjve, luajti i lënduar. Milani e mbylli pjesën e parë me një gol disavantazh Olympiakosi në kuadër të fazës së Grupeve në Evropa Ligës. Por, në pjesën e dytë, dy zëvendësimet, Patrick Cutrone e Hakan Calhanoglu ndryshuan ndeshjen e skuadrës italiane për të mirë. Mesfushori turk i bëri dy asistime, ndërsa sulmues i ri italian i shënoi dy gola (për 1-1 dhe 3-1), kurse për 2-1 u kujdes bomberi argjentinas, Gonzalo Higuain. Pas ndeshjes, Gattuso ka falënderuar Cutronen që ndihmoi skuadrën i dëmtuar, teksa kritikoi gjithë lojtarët.
“Patricki luajti i lënduar, ai nuk është ende i gatshëm 100 %. E vlerësojmë shumë punën dhe kontributin që është duke e dhënë”, ka thënë Gattuso pas ndeshjes. “Jam i kënaqur me rezultatin, por mund të luajmë më mirë. Kemi bërë shumë gabime në mesfushë”, përfundoi ai.