Shkup, 12 shtator – Më shumë se përzgjedhja e kandidatëve dhe programet zgjedhore, partitë politike si ato në pushtet ashtu edhe ato në opozitë po kalkulojnë rreth përkrahjes që mund t’ia japin njëra-tjetrës në rrethin e dytë zgjedhor, por në disa raste që në rrethin e parë do të vërehet se kush më kë do bashkëpunojnë për të fituar komunën, shkruan gazeta KOHA. Siç po shkojnë rrjedhat politike, dy partitë më të mëdha në pushtet, LSDM dhe BDI, jozyrtarisht merret vesh se do të bashkëpunojnë qysh në rrethin e parë, me theks të veçantë Shkupin, një synim ky më kryesori i LSDM-së, ku kandidon Petre Shilegov, njëri ndër figurat më të forta të pesë viteve të fundit të lidershipit të kësaj partie dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Zoran Zaev. Si kompensim e i kësaj, merret vesh se LSDM nuk do të nxjerr kandidat në Çair dhe do të përkrahë kandidatin e BDI-së. Përveç Shkupit, jozyrtarisht merret vesh se BDI do ta përkrahë LSDM-në edhe në… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)