Sipas asaj që shkruan “Il Mattino”, pasi ka zyrtarizuar Kostas Manolas nga Roma, Napoli i Aurelio de Laurentiis është gati për goditjen e madhe të merkatos së verës: James Rodriguez.
Gazeta napoletane shkruan se kolumbiani ka zbarkuar në ishullin e bukur të Kaprit dhe në shoqëri të agjentit të tij, Jorge Mendes, presidentit Aurelio De Laurentiis, drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli dhe administratorit të deleguar Andrea Chiavelli.