Newcastle luajti në fundjavë kundër Liverpool dhe humbi me rezultatin 3-2. Skuadra në fjalë angleze zë vendin 14-të në Premier League, për momentin, por tifozët janë për “jetë a vdekje” me klubin dhe trajnerin Rafa Benitez. Spanjolli është në fund të kontratës dhe bisedimet me Mike Ashley për të rinovuar nuk japin ende asnjë garanci.
“Çfarë ndiej, nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit këtu? Jo, nuk mendoj fare për këtë. Sot ishte një ditë e madhe për atë që kanë bërë lojtarët në fushë. Kjo ka qenë emocionale për mua”, – tha Benitez pas përballjes me “Reds”.
Practice session #NUFC pic.twitter.com/YdQrwZYCyY
— Wor Flags 🏴🏳 (@worflags) May 3, 2019
Tifozët e Newcastle duken në unison pro qëndrimit të tij, në mbështetje të pakushtëzuar kundrejt ekipit të zemrës, prandaj vendosën banerin më të madh, që është parë në një stadium, në historinë e futbollit. Ky baner gjigant ishte 78 metra dhe peshonte 343 kilogramë. Ai u transportua nga Polonia (ku ishte prodhuar) me një furgon. Baneri gjigant kushtoi 15.000 stërlina dhe është financuar nga 2.000 tifozë të Newcastle.
Secili prej tyre ka paguar mesatarisht 7.5 stërlina dhe emrat e të gjithëve janë listuar mbi të). Në të lexohet “Newcastle Football Club” dhe slogani “Ne jemi MAGS “, duke iu referuar “magpies” (njëlloj laraske, zogu bardhë e zi, sipas ngjyrave të klubit). Në fund, në “St.James Park”, humbja kundër Liverpool-it nuk ishte e rëndësishme para këtij rekordi, merita për të cilën iu shkon tifozëve bardhë e zinj.