Shkup, 21 mars – Është bërë propozimi për sistemimin e pozicioneve të punës në të cilat do të angazhohen 1600 persona të punësuar me Marrëveshjen e Ohrit, të cilët nuk shkojnë në punë, ndërsa marrin rrogë. Sistemimi i propozuar javën tjetër duhet të kalojë në seancë të Qeverisë, njoftoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, për debatin për sfidat e reformave në administratë, në organizim të SIGMA.
Sipas Mançevskit, asnjë nga punonjësit në këtë bazë nuk e kanë refuzuar punën e ofruar, edhe pse, siç deklaroi ai para ca kohësh, se ka opsione për diçka të tillë, pas së cilës mund të vendosen në listë transferimi për angazhim në një organizatë tjetër të punës. Pas miratimit të informacionit për propozim sistemimin në seancën qeveritare, Mançevski paralajmëroi se do të prezantojë informacione të plota se në cilat vende pune do të angazhohen të punësuarit, të cilët, me ndryshimet e fundit ligjore, do të punojnë jo vetëm në administratë, por në gjithë sektorin publik.
Ata mund të angazhohen në shkolla, kopshte, institucione shëndetësore, ndërmarrje publike… Ministri Mançevski paralajmëroi dhe se në kuadër të Ligjit javën e ardhshme do të shpall raport të detajuar për numrin e punonjësve në Maqedoni të cilët marrin rrogë nëpërmjet buxhetit, gjegjësisht, siç tha, për të gjitha pyetjet të cilët e shqetësojnë opinionin. (koha.mk)