Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është i pranishëm edhe sot në 36-ditë të protestës së banorëve të “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre, pa u dëmshpërblyer në vlerë 100%.
Ai u pyet nëse ishte i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, ku u përgjigj se ishte aty për qytetarët.
Pjesë nga biseda me gazetarët
Gazetarët: A jeni të gatshëm për zgjedhje të parakohëshme?
Basha: Sot unë jam këtu për të mbështetur qytetarët. Unë do të vijoj të jem këtu në mbështetje të tyre, sot nesër, pasnesër, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Sigurisht ka edhe një zgjidhje politike.
Gazetarët: Cila është ajo zgjidhje politike?
Basha: E thashë edhe një herë, sot jam këtu për të mbështetur qytetarët.