Nëpër rrugët e Shkupit, Papa do të udhëtojë me automjetin special të quajtur “Papamobil”. Automjeti i tillë më së shpeshti shfrytëzohet gjatë vizitave të papës jashtë vendit, sepse përgjatë Vatikanit rrallë qarkullon
Shkup, 6 maj – Kreu i Kishës Katolike të Romës, Papa Françesku, sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, në kuadër të së cilës do të mbajë liturgji në sheshin “Maqedonia” në Shkup, do të ketë takim me kreun shtetëror, me liderët e bashkësive fetare, përfaqësues së shoqërisë civile dhe korit diplomatik, si dhe takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë.
Liturgjinë mund ta përcjellin vetëm qytetarët që kanë bileta, ndërsa hyrjet në hapësirën e liturgjisë drejt sheshit do të jenë të hapura nga ora 6 deri në ora 9. Liturgjia prite të përfundojë deri në ora 13. Pjesëmarrësit, siç qëndron në ueb faqen e papa.mk, me vete duhet të mbajnë librezë shëndetësore dhe histori të sëmundjes për të sëmurit kronikë, si dhe ilaçet më të nevojshme, që i përdorin, ujë dhe pije freskuese në ambalazh transparente plastike dhe nëse mbajnë ushqim ajo duhet të jetë në ambalazhë të kartonit apo të letrës. Rekomandohet që të merret ne vete edhe mantil në rast se bie shi. Është e ndaluar bartja e mjeteve shpërthyese, mjete piroteknike (shkrepsa, kapsolla, pishtarë dhe ngjashëm), përzierje djegëse dhe lëngje, mjete spërkatëse dhe shishe pranë ajrit të komprometuar armë zjarri dhe e ftohtë (thika, të gjitha llojet e sendeve metalike, komplete për manykyr, pajisje metalike për ngrënie dhe ngjashëm, sende të përshtatshme për lëndim dhe vetëlëndim, ushqim dhe pije në ambalazhe metalike dhe të xhamit, të gjitha llojet e pijeve alkoolike dhe ombrella, transparente dhe flamur të mëdhenj.
Në mesin e aktiviteteve të caktuara është edhe takimi i papës në Katedralen “Zemra e Shenjtë e Jezusit” me priftërinjtë, familjet e tyre dhe shërbyesit e Zotit. Në katedrale do të mund të hynë vetëm shërbyesit e Zotit – peshkopë, priftërinj (dhe familjet e tyre), murg, teologë të cilët do të paraqiten në ngjarje, me biletat të cilat i kanë marrë gjatë vetë paraqitjes. Të gjithë pjesëmarrësit e paraqitur për këtë takim, në katedrale duhet të arrijnë më së voni deri në orën 15:30. Ndër aktivitetet e caktuara janë edhe aktivitetet dhe takimet ekumenike dhe ndërfetare të së rinjve me papa Françeskun, në të cilin do të mund të marrin pjesë të gjithë të rinjtë nga vendi dhe bota që paraprakisht kanë paraqitur pjesëmarrjen e tyre dhe kanë marrë bileta. Nëpër rrugët e Shkupit, Papa do të udhëtojë me automjetin special të quajtur “Papamobil”. Automjeti i tillë më së shpeshti shfrytëzohet gjatë vizitave të papës jashtë vendit, sepse përgjatë Vatikanit rrallë qarkullon. Historia e përdorimit të automobilit special “Papamobil” filloi që nga viti 1929 kur ishte dizajnuar vetura e parë speciale për papën. Paraprakisht nga viti 1800 deri në vitin 1929 papa ka qarkulluar me pajton i pajisur me stol mbretëror për vizita formale.
“Papamobili” i parë ishte “Fiat 525”, vijonin “Graham-pejxh 837”, “Citroen liktori c6”, “Fiat kampanjola”, “Kadillak de vil parad faeton”, “Mercedes -benz 300d”, “Fsc star”, “Ford d”, “Rejnxh rover tejt rivju”… “Papamobili” më së shpeshti është veturë e hapur me pjesë speciale të qelqtë në të cilën është vendosur stoli mbretëror në të cilin ulet papa dhe i përshëndet besimtarët e grumbulluar të cilët janë të pranishëm në rrugët nëpër të cilat lëviz që ta përshëndesin kreun e Kishës Katolike të Romës. (koha.mk)