Një motor pa polic është ideja më e re për të kapur shkelësit në rrugë. “Brigade” është koncepti i një motori të pavarur policie i krijuar nga dizajneri kanadez Eduardo Arndt. Motori “Brigade” është i pajisur me kamera, sensorë e projektorë. Ai do të mund të dallojë regjistrimet e skaduara të automjeteve si dhe makinat e parkuara në vende të gabuara. Ndërsa përsa i përket trafikut të rënduar, apo tejkalimit të shpejtësisë nga ana e drejtuesve të mjeteve, “Brigade” nuk do të jetë nevoja t’i ndalojë. Në mënyrë automatike do të lëshojë një mesazh audio. Nëse shoferi nuk do ta përfillë, motori pa shofer i policisë, do ta ndjekë, duke lajmëruar në të njëjtën kohë oficerët e policisë që gjenden më afër.