Merkatoja e verës ishte shumë e nxehtë për elseid Hysajn, duke qenë se në drejtim të tij erdhën disa oferta të ndryshme nga klubet më të mëdha europiane, por që në përfundim mendoi që të qëndronte te Napoli. “Gazzetta dello Sport” raporton se drejtuesit e Napolit po mendojnë t’i rinovojnë kontratë mbrojtësit shqiptar, në mënyrë që ta kenë të paktën edhe për disa vite në skuadër, ose në të kundërt, përfitimet financiare të jenë më të mëdha. Në kontratën e re, parashikohet heqja e klauzolës që arrin në 50 milionë euro dhe rritje progresive e pagës së Hysajt. Aktualisht, shkodrani përfiton 1.6 milionë euro në sezon, ndërsa me kontratën e re, ai mund të përfitojë 2.6 milionë euro, pa llogaritur këtu edhe bonuset e përfitime të tjera financiare.