Gati dy muaj larg zgjedhjeve të mesmandatit, Donald Trump ka rënë në nivelin më të ulët të pëlqimit gjatë presidencës së tij, me rreth 60% të personave që nuk janë dakord me performancën e tij si president. Vetëm 36% e personave të pyetur mbështetin manjatin, sipas një sondazhi të zhvilluar nga ABC dhe “Washington Post”, i publikuar dje. Megjithatë ky sondazh është realizuar mes datave 26 dhe 29 gushtit, një javë pas dënimit të Paul Manafort, ish-shefi i fushatës elektorale të Trumpit dhe të Michael Cohenit, ish-avokati i tij personal. Në fund, 49% e të anketuarve mendojnë se Kongresi duhet të fillojë procedurën e shkarkimit të Trump, ndërsa 46% janë kundër.