Gruevski me arratisjen në Hungari e vendos Orbanin në një situatë të vështirë. Kryeministri hungarez duhet të zgjedhë nëse do t’i respektojë rregullat evropiane apo do ta mbroj Gruevskin ndaj të cilit Moska ka treguar simpati të sinqerta, citojnë mediat hungareze. Së fundmi po raportohet se Gruevski po qëndron në hotelin “Corinthia” të kryeqytetit hungarez dhe mbetet e paqartë se si arriti deri aty. “24.hu” shkruan se Gruevski sipas të gjitha gjasave ka hyrë në Hungari me automjet nga Serbia, me ndihmë të autoriteteve serbe
Shkup, 16 nëntor – Siç bëhet e ditur, Gruevski po qëndron në vilën e kryeministrit Orban, ndërsa netët e fundit ka qëndruar në një hotel në kryeqendrën hungareze. Megjithatë ky lajm ka mbetur për tu konfirmuar zyrtarisht pasi është bërë i ditur nga burime të 1TV.
Ndërkohë, procesi për ekstradimin e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, tani më ka filluar dhe Ministria e Punëve të Brendshme deri të Ministria e Drejtësisë së ka dorëzuar dokumentacionin e plotë pas verifikimit të autoriteteve Hungareze se i arratisuri Gruevski gjendet në Hungari dhe se gjasat që të njëjtit t’i pranohet kërkesa për azil janë minimale. Sipas zëdhënësit të Qeverisë së Maqedonisë Mile Boshnjakovski edhe përkundër faktit se ende nuk ka përgjigje zyrtare për kërkesën e Qeverisë së Maqedonisë drejtuar Qeverisë Hungareze që të mos i pranohet kërkesa për azil dhe i arratisuri Gruejevski i dënaur me dy vjet vuajtje dënimi me burg në afat sa më të shkurtë te ekstradohet në Maqedoni. “Gjatë ditës së djeshme dhe ditë së sodit Ministria e Drejtësisë është duke përgatitur dokumentacionin prej 400 faqeve i cili do të përkthehet edhe në gjuhën hungareze .Në dokumentacion cili shumë shpejte do t’i dorëzohet autoriteteve hungareze do të jepet dhe arsyetimi se pse Nikolla Grujevskit nuk mund t’i pranohet kërkesa për azil dhe se duhet i njëjti të ekstradohet në Maqedoni. Fjala është për dokumentacion vëllimor ku në detaje janë sqaruar të gjitha proceset gjyqësore të filluar ndaj Grujevskit për vepra kriminale që i ka bërë si dhe vendimin e fundit të Gjykatës penale për vuajtje të dënimit me burg prej dy viteve, i pakëson gjasat në minimum që të ikurit Grujevski ti pranohet kërkesa e azilit”, tha Boshnjakovski.
Kush e ndihmoi arratisjen e Gruevskit?
Gjithashtu zëdhënësi Boshnjkovski informoi se në Ministrinë e Punëve të Brendshme ( MPB) ka filluar procesi për verifikimin si dhe kush e ndihmoi që i ikuri Nikolla Gruevski pa pasaportë të kalon kufirin dhe të arratisët në Hungari. “Sektori për kontroll të brendshëm pranë MPB-së është duke udhëhequr procedurë për involvimin e mundshëm të zyrtarëve të policisë se e kanë ndihmuar të dënuar më burg Nikolla Grujevski të arratiset. Gjithashtu pas përfundimit të kësaj procedure MPB do të del me informata të sakta se kush qëndron pas arratisjes së Grujevskit dhe si është organizuar ikja e tij”, tha zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.
Evropës s’i bëhet vonë për azilin e Gruevskit
Në të drejtën e Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian, parashihet se mbrojtje ndërkombëtare i jepet personit që kualifikohet si refugjat apo është në mbrojtje. Bazat për një mbrojte të tillë, sipas të drejtës së BE-së janë kur një person kualifikohet me status refugjati, atëherë kur autoritetet vlerësojnë se ai apo ajo kanë frikë të bazuar nga përndjekja fetare, kombëtare, nga qëndrimet politike apo anëtarësimi në një grup të veçantë social është i pamundshëm ose për shkak të asaj frike nuk dëshiron të kthehet në vendin e tij. Kështu për agjencinë e lajmeve MIA janë përgjigjur zëdhënësit e KE-së, sipas të cilës, megjithatë përgjigje në pyetjet rrethës kërkesës për azil të Gruevskit duhet të parashtrohen tek autoritet hungareze.
Nëse dikush nuk i plotëson këto kritere për mbrojtje ndërkombëtare, thonë në KE, vendi anëtar megjithatë do ta shqyrtojë mundësinë t’i japë personit njëfarë statusi, nëse ai opsion është i mundur në vendin anëtar. KE rikujton se sipas të drejtës së BE-së dhe të drejtës ndërkombëtare, vendi anëtar është kompetent të vendosë për kërkesat individuale për azil. Komisioni Evropian nuk përgjigjet nëse janë kërkuar sqarime nga Hungaria, ose nëse ekziston shqetësimi se kufijtë e jashtëm të BE-së nuk janë mjaftueshëm të siguruara, duke pasur parasysh se Gruevski mund të ketë kaluar kufirin në mënyrë ilegale. KE nuk është përgjigjur edhe në pyetjen nëse institucionet në Bruksel konsiderojnë se Nikolla Gruevski ballafaqohet me rrezikun nëse kthehet në Maqedoni, ose nëse ekziston shqetësim se do të ketë një gjykim korrekt dhe të drejtë dhe nëse konsiderojnë se kërkesa e tij për azil është e arsyetueshme. Nga KE rikujtojnë deklaratën e tyre se nga vende anëtare, si dhe nga vende kandidate, pritet respektimi i parimit të qeverisjes së drejtësisë dhe kërkojnë që kjo procedurë gjyqësore të mos politizohet.
Uashingtoni: Gruevski të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë
SHBA-të konsiderojnë se ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili kërkon azil politik në Hungari duhet ta vuajë dënimin me burg në vendin e tij, ka thënë përfaqësues i Stejt Departamentit amerikan për “Politiko.eu”.
“Në proces juridik dhe transparent, Nikolla Gruevski ishte gjykuar nga gjykata e Maqedonisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe i dënuar në dy vite burg. Aktvendimi ishte vërtetuar edhe nga instanca tjera gjyqësore. Gruevski është i akuzuar edhe për katër lëndë tjera penale. Ne konsiderojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë, ndërsa Nikolla Gruevski të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë”, thotë përfaqësues i Stejt Departamentit.
Dilemat e medieve hungareze
Arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski në Hungari dhe azili i kërkuar edhe sot janë ndër temat kryesore në mediet hungareze. Dilemat kryesore të cilat i parashtrojnë janë si Gruevski ka hyrë në Hungari, a janë respektuar procedurat ligjore, kush e ndihmon në Budapest dhe cilat do të jenë pasojat për Qeverinë e Viktor Orbanit, me të cilin, siç theksojnë mediat hungareze, Gruevski ka pasur lidhje të afërta miqësore.
“24.hu” shkruan se Gruevski sipas të gjitha gjasave ka hyrë në Hungari me automjet nga Serbia, me ndihmë të autoriteteve serbe. Kjo gjithsesi ka qenë edhe me dije të shërbimeve kufitare hungareze, sepse ka pak gjasa se dikush i rangut të Gruevskit do të mund a kalonte pa u hetuar kufirin, në të dy anët e të cilit janë të vendosur forca të fuqishme kufitare policore. Ka pak gjasa edhe që Gruevski të ketë ardhur në Hungari pa njohuri paraprake të autoriteteve hungareze”, thekson “24.hu”
Nuk ka informata se ku është ai për momentin. Dihet se ka ardhur në Budapest të premten dhe ka fjetur në hotel me pesë yje. Zyra e Orbanit i demantoi informatat se ai është takuar me ish-kryeministrin e Maqedonisë në vilën e tij në Budapest.
Lidhur me kërkesën për azil politik, mediumet hungareze theksojnë se si personi i cili vjen nga një vend i cili është vlerësuar si i sigurt, ai nuk ka të drejtë të aplikojë për azil në një shtet të BE-së. Por, theksojnë, për Gruevskin ndoshta bëhet përjashtim. Qeveria tashmë konfirmoi se ka filluar procedura lidhur me kërkesën e tij për azil. Normalisht zgjatë rreth 60 ditë, por në raste të jashtëzakonshme mund të përshpejtohet edhe deri 15 ditë. Procedura ligjore parasheh se personi i cili kërkon azil derisa zgjatë vendimmarrja, duhet të presë në zonë transitore. Qeveria hungareze këtë e kërkon nga të gjithë refugjatët të cilët vijnë në territorin e saj, por me Gruevskin ky nuk është rast”, vëren “24.hu”.
Në rrethana normale, është e pamundur që qytetarët e Maqedonisë që arratisen për të shmangur vuajtjen e dënimit me burg të marrin azil në Hungari. Maqedonia është vend i sigurt me sistem juridik të pavarur, ndërsa Gruevski nuk përndiqet për arsye politike apo arsye fetare dhe nëse nuk bëhej fjalë për mikun e Viktor Orbanit, aplikimi i tij me siguri që do të ishte refuzuar shumë shpejt.
Mbetet të shihet se nëse arsyet që i përmend, se ka marrë kanosje me vdekje dhe se është shënjestër e përndjekjes politike do të jenë të mjaftueshme për autoritetet hungareze që të besojnë se ai do të jetë i rrezikuar nëse kthehet në Maqedoni.
Ekspertja për azil Marta Padavi për “hungaritudej.hu” thotë se nën rrethana normale është e pamundur që qytetarët e Maqedonisë që arratisen për të shmangur vuajtjen e dënimit me burg të marrin azil në Hungari, sepse vijnë nga një vend i cili vlerësohet si vend i sigurt.Gruevski me arratisjen në Hungari e vendos Orbanin në një situatë të vështirë. Kryeministri hungarez duhet të zgjedhë nëse do t’i respektojë rregullat evropiane apo do ta mbroj Gruevskin ndaj të cilit Moska ka treguar simpati të sinqerta, citojnë mediat hungareze.
Në mungesë të reagimeve zyrtare, disa politikanë perëndimorë në rrjetet e tyre sociale shprehin qëndrimin për arratisjen e Gruevskit në Hungari.
“Hungaria i hapi dyert e saj për refugjatët, e pabesueshme…, shkruan në Tuiter Sekretari Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Mihael Roth.
Edhe eurodeputetja Xhodit Sargentini pyet nëse kanë ndryshuar rregullat hungareze për pranimin e refugjatëve, sepse në rastin me Gruevskin nuk janë zbatuar. Ish kryeministri i Maqedonisë, sipas saj, duhet që të parashtrojë kërkesë për azil nga zona e transitit në të cilin qëndrojnë refugjatët , por siç citon ajo, autoritete hungareze me siguri kanë vendosur “Vip procedurë ” për të marrë azil.
(Përgatiti: Z.VESELI)