Në aksionin e parë, që u zhvillua në rrugën “Unaza e Re”, policia bëri arrestimin e katër personave që nuk iu bindën thirrjes së policisë për të ndaluar automjetin, në brendësi të të cilit ishte fshehur sasia e lëndës narkotike, në sediljen e pasme dhe në bagazh. Policia i ndoqi nga pas deri në momentin që humbën kontrollin e mjetit dhe u neutralizuan.
“Gjatë operacionit “Befasia” janë arrestuar në flagrancë shtetasit Fatjon Mesi, Ilir Ferati, Izmir Muja, Saimir Grosha dhe shtetasi me inicialet A.Ç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike”, tha zëdhënësi Ardi Veliu. Ndërsa në zonën e Rinasit u arrestuan burrë e grua, pasi në katin e dytë të banesës së tyre u gjetën 170 thasë me hashash, gati për shitje.
“Në operacionin e koduar “Papafingo” u arrestuan Hasan Sula (50 vjeç) dhe Merita Sula (45 vjeç), bashkëshortja e tij”, deklaroi Veliu. Policia po vijon punën për gjetjen dhe kapjen e 3 personave të tjerë të shpallur në kërkim. (TCH)