Pas publikimit të videoklipit dhe projektit më te ri të Dua Lipës, klikimet në YouTube janë afër 10 milionë. Vetë Dua Lipa, përmes profilit të saj në rrjetin social Instagram ndau me fansat e saj gëzimin për suksesin e “New Rules”. “Duke i kthyer idetë e çmendura në realitet. “New Rules” për vetëm katër ditë ka arritur gati 10 milionë klikime”, ka shkruar Dua Lipa, transmeton KultPlus. Për suksesin që po shënon me projektin të saj të ri, Dua nuk ka harruar të falënderojë edhe ekipin e saj. “Faleminderit ekipi im i ëndrrave”, ka shkruar tutje Dua për bashkëpunëtorët e saj.