Një nga reperët e rinj dhe shumë të njohur në skenën e muzikës shqiptare është edhe Gazmend Maliqi apo si e njohin me emrin e artit – Gasso. Ai deri më sot ka realizuar shumë projekte muzikore. Këngë me Big Mamën dhe Kallashin kanë qenë disa nga projektet që janë bërë hite në karrierën e tij, ndërkohë që në një bisedë për Infrared të gazetës KOHA, ai zbulon se vjen me një tjetër duet tash e një tjetër në fillim të vitit të ardhshëm
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ke sjellë në treg gjithmonë projekte kualitative, a je penduar për ndonjë këngë që ke publikuar deri më tani?
Jo, nuk kisha thënë se jam penguar vetëm se po ta ktheja kohën pas disa gjëra do i bëja më ndryshe.
KOHA: Së shpejti pritet të sjellësh një tjetër projekt muzikorë, do na zbulosh më shumë rreth këngës e videoklipit?
Po këtë javë filloj me xhirimet e videoklipit të ri dhe kësaj here kënga është bashkëpunim, por kam zgjedhur një DJ shumë të njohur e emrin do ja lë surprizë.
KOHA: Je një nga emrat shumë premtues të skenës, do vazhdosh me këtë ritëm?
Do mundohem, kam shumë projekte të papërfunduara dhe në vitin 2019 do kem shumë punë e këngë, ndoshta do jetë një nga vitet më të suksesshme në karrierë prej kur kam filluar me muzikë.
KOHA: Duetet gjithashtu kanë zënë vend në repertorin tënd, ke ndonjë në plan?
E thash dhe më parë, këngën e re e kam me një Dj por edhe kënga tjetër në fillim të vitit të ardhshëm do jetë duet.
KOHA: Ndonëse shumë i pëlqyer nga femrat në bazë të komenteve gjithandej, je shumë misterioz në jetën private?
Nuk kam dëshirë që mediat të flasin shumë për jetën time private, dua që të flasin për muzikën që e bëj.
KOHA: Cili do ishte kulmi i karrierës tënde?
Kulmi? Një duet me 2Pac-un por fatkeqësisht ka vdekur (qesh).
KOHA: Ëndërron ndonjë bashkëpunim apo tashmë e ke realizuar me dikë?
Kam dy bashkëpunime, e tash besoj projektet tjera do jenë solo.
KOHA: Si janë raportet tua me kolegët e estradës?
Kryesisht mirë, nuk kam ndonjë hasmëri me dikë, i respektoj dhe më respektojnë të gjithë.
KOHA: Jeton në Zvicër, e ke të vështirë zhvillimin e karrierës?
Nuk është e lehtë, por me vullnet të gjitha tejkalohen.
KOHA: Planet deri në fundvit, dhe ku do e shohim Gasson vitin e ardhshëm?
Deri në fund të vitit do hedh një projekt tjetër të ri, e viti i ardhshëm pritet të jetë shumë i ngarkuar për mua.