Analisti Astrit Gashi, ka thënë se as LDK dhe as VV nuk ia pranojnë kushtet e njëra tjetrës. Ai thotë së në bazë të bisedave që ka pasur me zyrtarët e dy partive LDK ka kërkuar të merr edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që sipas tij ka qenë befasi edhe për VV-në.
Gashi ka thënë se ndarja e ministrive 5-5 është bërë pa ndonjë problem të madh. Sipas tij LDK pos pesë ministrive, kanë kërkuar edhe kryetarin e Parlamentit dhe presidentin.
Analisti shton më tej se Vetëvendosje ka vendosur kushtin që në momentin kur të votohet presidenti, LDK duhet t’ia lëshojë një ministri Vetëvendosjes dhe raporti i ministrive të kalojë 6-4 në favor të Vetëvendosjes.