Shkëlzen Gashi shijon aventurën në Major League Soccer. Për tu bërë pjesë e Colorado Rapids në kampionatin amerikan, sulmuesi i kombëtares shqiptare refuzoi oferta si në aspketin futbollistik ashtu edhe në atë ekonomik. Në një intervistë të dhënë për mediat zvicerane, Gashi ka folur për sezonin e tij të parë në MLS, duke theksuar se ka bërë realitet një ëndërr. ” Kam lënë pas një vit fantastik, kam fituar disa cmime, ja kam dalë të ndihmoj skuadrën me paraqitjet e mia në fushë dhe për këtë jam shumë i lumtur nënvizoi, ish lojtari i Baselit. 28-vjecari në vijim shpjegoi edhe arsyet se përse zgjodhi të luante në Amerikë. ” Kisha kërkesa nga Seria A dhe Bundesliga por unë doja të përjetoja dicka ndryshe. Zgjodha një aventurë të re drejt një vendi ku kaloj pushimet dhe ku jetojnë disa miq të mitë. Kur më erdhi oferta nga Colorado nuk u mendova dy herë dhe nuk e bëra këtë zgjedhje absolutisht për para, sepse nëse do të zgjidhja anën ekonomike do të isha tranferuar në Kinë ose Dubai, deklaroi Shkëlzen Gashi. Falë 10 golave të realizuar në 30 ndeshje me Colorado Rapids gjatë këtij sezoni, kuqeziu arriti të fitonte disa cmime personale por sic e thotë edhe vetë Gashi maksimumi për të në vitin 2016 ishte pjesëmarrja në kampionatin europian me Shqipërinë.