Shkëlzen Gashi mund të rikthehet në futbollin evropian gjatë kësaj vere, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Sulmuesi kosovar i kaloi tri vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku luajti me ekipin Colorado Rapids. Mirëpo, klubi nga Major League Soccer nuk ia vazhdoi kontratës sulmuesit dhe ai tash është i lirë.
Prandaj, mediat e huaja shkruajnë se ish-përfaqësuesi shqiptar mund të rikthehet në Zvicër, aty ku edhe e filloi karrierën. Interesim për 30 vjeçarin ka shfaqur ekipi Grasshopper. Sulmuesi kosovar kishte luajtur për ekipin nga Zurichu në periudhën 2012/2014. Ndërsa, për Coloradon, Gashi ka realizuar 13 gola në 64 ndeshje.