Shkup, 2 gusht – Ilindeni është ditë që do të duhet t’i bashkojë të gjithë qytetarët e vendit në festën e përbashkët të shtet-ndërtimit, thuhet në deklaratën me shkrim të liderit të Lëvizjes Besa Afrim Gashi deri te qytetarët.
“Ilindeni dhe mbledhja e KAÇKM-së janë ndër shtyllat më kryesore të shtetit të Maqedonisë. Janë data që trokasin në kujtesën kolektive se ky shtet sot është fryt i përpjekjes së paraardhësve tanë, që u përpoqën bashkërisht për ta gëzuar këtë sukses. Tani para neve vjen një sfidë e re – referendumi për integrim – që do të jetë testi jonë para gjeneratave të reja”, thekson Gashi, duke uruar Ilindenin.