Gashi dhe Kasami në garë për lider

Fatos RUSHITI

Shkup, 14 shkurt – Bilall Kasami dhe Afrim Gashi pritet të jenë dy kandidaturat për të marr timonin e Lëvizje(ve) BESA, me gjasa të dy të zgjidhen kryetar partie por në dy Kongrese partiake, njëri më 18 shkurt e tjetri më 24 shkurt, shkruan gazeta KOHA. Se cilit do ti bie ti nënshtrohet përsëri një procesi zgjedhor partiak me gjasë në një parti tjetër me emër të ndryshëm nga “Lëvizja BESA”, këtë do ta thonë organet kompetente gjyqësore pas të mbarojë proceset zgjedhore në të dyja grupet e kësaj partie.

Këto ditë lufta mes të dyja grupeve po bëhet për të përfituar sa më shumë anëtar të Këshillit themelues kjo për të pasur argumente më të forta legjitimiteti rreth organeve të rregullta partiake që do të dalin nga Kongreset zgjedhore. Kjo pasi për tre vite që kur u themelua ky subjekt politik, të gjitha organet partiake në nivel degësh dhe ato në nivel qendror përfshirë dhe koordinatorin( kryetarin) e partisë deri në Kongresin e parë zgjedhor, ishin të përkohshme por që ushtronin veprimtarinë në bazë të statutit të partisë që u miratuar nga Kuvendi Themelues e i cili nuk parasheh funksionimin e organeve të përkohshme. Nga prononcimet e zyrtarëve të të dyja grupeve në këtë fazë nuk mund të flitet për prurje të reja në parti, pro kjo do të ndodh më vonë përmes kooptimit të cilin e lejon statuti i Lëvizjes BESA ndërsa më shumë do të theksohet në departamente që do të formohen nga Kryesia e re partiake.

PRITET KANDIDATURA E GASHIT
Kur jemi tek kandidaturat, përderisa ajo e Bilall Kasamit dihej që kur u mbajtën dy mbledhjet e paralele të Kuvendit Qendror, kandidatura e sekretarit të përgjithshëm të LB-së Afrim Gashi vjen pas zhvillimeve fundit në parti kur Gjykata Themelore në Shkup, refuzoi të vlerësojë vendimin e mëhershëm për shkarkimin e Bilall Kasamit dhe zgjedhjen e Nexhmedin Kahremanit për ushtrues detyre të kryetarit të LB-së deri në Kongres.

“Zyrtarisht Afrim Gashi ende nuk ka dorëzuar kandidaturën për kryetar deri tek Komisioni zgjedhor, por në strukturat partiake flitet tashmë një kohë se ai do të jetë kandidati i vetëm për kryetar i Lëvizjes BESA. Deri më tani zgjedhja nëpër dege ka mbaruar mbi 90 % ka mbetur vetëm dega e Kumanovës. Presim të mbarojë përzgjedhja e delegatëve për Kongres dhe më pas deputeti Afrim Gashi të shpallë kandidaturën”, thonë zyrtarë të Lëvizjes BESA që deshëm të mbeten anonim për momentin. Në Pyetjen nëse kryetari I komunës së Zheline Blerim Sejdiu do të jetë pjesëmarrës në kongres këta zyrtare thonë se për momentin ai do të mbetet neutral ndërsa janë të sigurt për pjesëmarrjen e Amir Elezit ish kandidatit të kësaj partie për komunë e Tearcës. Gjithashtu në Kongresin që po organizon Grupi i Nexhemedin Kahremenit në anën e tyre do të jetë edhe Arben Llabunishti gjë që konfirmohet edhe nga grupi Bilall Kasamit.

“Komplet dega e Strugës është me neve, përveç Arben Llabunishtit, ajo dhe do të delegojë së shpejti njerëzit e tyre në Kongresin vetëm legal dhe legjitim të lëvizjes BESA që do të mbahet sipas datës së paraparë të vendosur nga Kuvendi më 24 shkurt. Përveç Strugës zgjedhjet në nivel degësh do të mbarojnë këto ditë edhe në Gostivar dhe në Tetovë dhe deri më 20 shkurt do të përfundojë tërë procesi zgjedhor”, thonë për gazetën KOHA zyrtarë të lartë partiak nga grupi i Bilall Kasamit. Të njëjtit thonë se kryetari i Zhelinës sipas informatave të fundit që kanë do të jetë pjesëmarrës në Kongres.”Sipas statutit funksionarë të lartë shtetëror, ministra, deputetë dhe kryetar komunash automatikisht do të jenë pjesë Kongresit dhe pjesë e Kuvendit Qendror. Është e vërtetë se Blerim Sejdiu ka qenë neutral deri më tani, por sipas informatave të fundit që i kemi edhe do të jetë marrë pjesë në Kongres.

ZENDELI NË KRAHUN E KASAMIT

Sa i përket pozicionit të Fadil Zendeli dhe të gjitha ish strukturat e RDK-së që ishin në krah të Zendelit do të vazhdojnë të jenë pjesë e organeve partiake nga më të ulëtat deri tek pozitat më të larta në parti, thonë zyrtarë të lartë të Lëvizjes BESA, grupi i Bilall Kasamit.
“Prurje të reja nuk do të kemi për momentin por se kjo do të ndodhë më pas qoftë përmes kooptimit qoftë përmes departamenteve të Lëvizijes BESA që do të formohen më pas nga kryesia e partisë. Po ajo që do të shihet në Kongres është se kush do të zgjidhet kryetar dhe kryesia jo me diktat siç kanë bërë më herët grupi që u vetëlargua, por të gjithë funksionarët e lartë partiak do ti nënshtrohen votës së lirë të delegatëve. Pa diktat personal por me konsensus kolektiv Lëvizja BESA do të vendosë edhe për hapat e ardhshëm politik ndaj proceseve euronitegruese në vend, si dhe ndaj pjesëmarrjes eventauale në qeveri, nëse do të kemi ftesë natyrisht nga kryeministri Zaev”, thonë zyrtarë nga grupi i Kasmit. Vetë taktika e grupit tjetër, thonë më tej këta zyrtarë, që të ndryshojnë datën e Kongresit flet për diktat dhe frikë nga Lëvizja Besa legjitime që e përfaqësoje ne. Ndryshe grupi i Bilall Kasamit flitet se ka një afri më të madhe më partitë në pushtet BDI dhe LSDM, kjo u pa dhe kur pas situatës dramatike të mbajtjes së dy mbledhjeve të anëtarëve të Kuvendit Qendror, kryetari Kasami dhe deputeti Fadil Zendeli u pritën në takim në qeveri nga kryeministri Zaev.
Ndërkaq grupi i Nexhmedin Kahremanit flitet që kanë afri me PDSH-në e Menduh Thaçit. Këto ditë kishte zëra se PDSH me dy deputetë e saj mund të bashkohet në një grup parlamentar me tre deputet të tjerë Afrim Gashi, Nexhmedin Kahremani dhe Rexhep Memedi dhe të negociojnë së bashku hyrjen në Qeveri. Nga ana tjetër indikacionet për hyrje në Qeveri flasin në favor të grupit të Bilall Kasamit. Dy deputetë Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli qëndrojnë bashkë me BDI dhe LSDM duke I bërë kuorumin atyre në komisionet parlamentare ndërsa edhe për afrim mes këtyre subjekteve edhe më shumë len të kuptohet rasti i Komunë së Çairit kur anëtarja e grupit të Kasamit u zgjodh kryesuese e Këshillit Komunal në koalicion më BDI-në. Deri në fund të marsit do të dihet se për cilin grup do të vendosë gjykata t’i jep vazhdimësinë e Lëvizjes BESA, ndërsa deri atëherë flitet dhe për rikonstrumim të mundshëm të Qeverisë. Por në aspekt të përkrahjes së reformave të gjitha partitë përfshirë edhe VMRO-në e Hristijan Mickovskit do ti japin përkrahje Qeverisë së kryeministrit Zoran Zev së paku deri në zgjidhjen e çështjes së me Greqinë. (koha.mk)