Garevski: Nuk pres pasgoditje pas tërmetit

31

Shkup, 2 dhjetor – Drejtori i Institutit për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Ndryshimeve Klimatike, Mihail Garevski në një deklaratë për Fokus ka thënë se edhe pse është shumë e vështirë të prognozohet tërmetet, megjithatë, thotë se nuk duhet të priten pasgoditje pas tërmetit pas dite me epiqendër tetë kilometra nga Shkupi.

“Zakonisht askush nuk i prognozon tërmetet, por unë vlerësoj se nuk duhet të priten pasgoditje (aftreshock) sepse tërmeti ishte shumë i dobët”, ka deklaruar Garevski.

Ai ka thënë se nuk pret ndonjë dridhjet të fortë sikur ai i viti 2016 në Shkup me fuqi prej 5.3 shkallë sipas Rihterit.

Kujtojmë se sot në orën 14:09 është regjistruar një tërmet me magnitudë prej 3.9 shkallë sipas Rihterit në rajonin e Shkupi, ndërsa ka shqetësuar banorët e kryeqytetit.